14.5 C
Tirana
29 / 04 / 2026

Sherr me armë në një lokal në qendër të Prishtinës, 1 i vdekur, 16 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Sipas informacioneve  të bëra me dije nga autoritetet kosovare si dhe mediet vendase mësohet se gjatë orëve të vona të mbrëmjes në qendër të Prishtinës janë regjistruar të shtëna me armë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku fatkeqësisht kanë mbetur të plagosur 17 persona, 7 prej të cilëve nga arma e zjarrit, ndërsa të tjerët nga gotat e thyera.

“Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të tupitura. Të gjithë janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni dhe është në rrezik për jetë. Ndërsa, prej këtyre gjashtë të tjerëve, një nga ta pret që të hyjë në sallën e operimit, por gjendja e tyre është stabile. Mosha e pacientëve sillet prej vitit 1984 deri në 2003”, ka deklaruar dejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm bëhet me dije se një nga të plagosurit ka humbur jetën. Burime për Gazetën Express bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 39-vjeçar, i cili prej mbrëmjes së djeshme ishte në luftë me jetën, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje, ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x