Ndeshja e kategorisë Superiore sot mes Bylisit dhe Erzenit është mbyllur me sherr masiv. Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, në fushën e lojës ka shpërthyer një sherr masiv me lojtarëve.
Në një zënkë ku u përfshinë pak a shumë të gjithë, protagonistë u bënë edhe stafet e skuadrave apo edhe persona të cilët zbritën nga tribuna, duke krijuar momente kaosi që zgjati disa minuta.
Sa i takon ndeshjes, sfida u hap nga Esquerdinha në minutën e 65 për Bylis, ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 90+1 nga Kahrimanovic nga pika e penalltisë. Në shtesë, ambulanca u desh të futej në fushë për të shoqëruar në spital lojtarin e Erzenit, Arnand Mehmeti. Ky i fundit u përplas me Lajthinë në një dyluftim.
Fundi i ndeshjes ka parë përplasje mes lojtarëve dhe tifozëve që u futën në fushë. Pas disa minutave kaos situata u qetësua. Bylis me 27 pikë mban vendin e parafundit, teksa Erzeni me 33 pikë mban vendin e pestë.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026