13.5 C
Tirana
07 / 12 / 2025

Shënim: Nuk është ‘daja i Endrit’, kush e merr mandatin e Lapajt në Tiranë?

Është shndërruar në një telenovelë të vërtetë debati i zhvilluar midis Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit lidhur me mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni i tyre në qarkun e Tiranës.

I gjithë konflikti ka lindur pas premtimit të Lapajt që nuk do të ishte ai që do ta merrte mandatin e deputetit nëse kjo forcë politike do të mërrte vetëm një mandat të tillë, gjë që rezultoi e pavërtetë, sepse Lapaj u tërhoq nga premtimi i tij publik.

Ndërkohë që i tërë debati u përqëndrua te ‘daja i Endrit’, në fakt, është dikush tjetër që e përfiton mandatin e këtij koalicioni në Tiranë.

Mandati i deputetit nuk i takon dhe nuk mund ta marrë e përfitojë Zeqir Kordhoi, i cili në variantin e listës së parë të dorëzuar në KQZ nuk ishte fare, por u vendos nga Lapaj, për shkak të numrit të shumtë të grave që kishte vendosur në atë listë, duke hequr emrin e Majlina Zikos dhe duke vendosur emrin e Zeqir Kordhoit, i cili në variantin përfundimtar të listës së mbyllur është i 9-ti.

Kështu që mandatin nuk mund ta marrë ai, por e merr e para e listës, e cila quhet Ana Dajko dhe është pjesë e “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Kjo përpjekje për t’u përqëndruar i gjithë debati te ‘daja i Endrit’ më tepër duket një tymnajë, e cila, me gjasë, në fund, do ta detyrojë Adriatik Lapajn që në Parlament të çojë kandidaten e tij, Ana Dajko, të ‘Shqipëria Bëhet’, duke e ekspozuar atë më të pabesueshëm në sytë e publikut pas premtimit të tij për të mos e pranuar mandatin e deputetit dhe pas kthimit të kësaj çështjeje në një telenovelë rozë vere./ TemA

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x