I ftuar në emisionin “Trialog” të moderuar nga Alba Alishani, ish-deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehu, u ndal gjerësisht në çështjen e zgjedhjeve dhe kodit zgjedhor të propozuar nga opozita.
Shehu theksoi se prej vitesh kemi kërkuar një sistem zgjedhor proporcional kombëtar, që sipas tij, ndarja në 12 kolegje elektorale, është një sajesë e vitit 2008 që nuk i shërben më realitetit demografik të vendit.
“Proporcionali kombëtar ka shumë avantazhe. Së pari, i jep mundësi të gjithëve të hyjnë në garë. Së dyti, një vend i vogël si Shqipëria nuk ka më kuptim të ketë një ndarje të tillë,” u shpreh ai.
Ish-deputeti kërkoi hapjen e listave zgjedhore, duke theksuar se kjo mbetet një hipotezë deri në miratimin e kodit.
Ai shtoi se LZHK është jashtë parlamentit sepse ka qëndruar besnike moralit politik dhe jo pragmatizmit. Një tjetër propozim i tij ishte numërimi elektronik i votave, për të shmangur, siç tha, “ushtrinë e fanatikëve të partisë”.
Shehu u ndal edhe te pragu elektoral, duke e cilësuar si një çështje që duhet të hapë debat. Aktualisht pragu është 2.5% për partitë dhe 4% për koalicionet, ndërsa disa kërkojnë që të bëhet 4% për të gjitha subjektet.
“Prej vitesh ne kemi kkwrkuar një sistem zgjedhor proporcional kombëtar. Një vend i vogël që jemi ne, me 12 kolegje elektorale, është një sajesë që u krijua në vitin 2008. Proporcionali kombëtar ka shumë avantazhe. Së pari, i jep shumë mundësi të gjithëve të hyjnë në garë. Së dyti, një vend që po bëhet gjithmonë e më i vogël nga ana demografike nuk ka më kuptim të ketë një ndarje të tillë. Të hapen listat zgjedhore, dhe shpresoj që të pranohet të hapen listat, sepse si kodi dhe listat janë thjesht hipoteza deri tani. Ne ndaj jemi jashtë parlamentit sepse i kemi qëndruar moralit tonë politik dhe jo pragmatizimit. Së treti, kërkojmë numërimi të bëhet elektronik që ta nxjerrim jashtë këtë ushtri të fanatikëve të partisë. Pastaj puna e pragut elektoral duhet të hapë debat, sepse pragu që kemi sot është 2.5% për partitë dhe 4% për koalicionet. Disa kërkojnë që ta bëjmë 4%,” u shpreh Shehu.
- Nga interpelanca me Ramën, te diskutimet për akcizat dhe Kodin Rrugor, Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare - 07/05/2026
- Kërcënimi i Moskës në prag të 9 Majit, Rusia udhëzon ambasadat e huaja të evakuojnë stafin nga Kievi - 07/05/2026
- Shehi: Sistemi zgjedhor proporcional kombëtar është modeli më i drejtë për Shqipërinë - 07/05/2026