Prokuroria e Posaçme ka reaguar në lidhje me lajmin e raportuar pak më parë ku GJKKO kishte dhënë autorizimin për kontrollin e telefonit të Ajola Xoxës.
Në një njoftim për media thuhet se hetimet ndodhen ende në fazën paraprake dhe nuk mund të jepen detaje në lidhje me procesin.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment”, thuhet në njoftim.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës - 06/02/2026
- Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”… - 06/02/2026
- Kryemadhi, akuza të forta Berishës: Meta është në burg prej marrëveshjes PD-PS! PL drejt shuarjes - 06/02/2026