5.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Samiti G20/ Shtëpia e Bardhë merr masa për të parandaluar një takim të mundshëm Biden-Putin

Administrata Biden po merr masat që të parandalojë një takim të mundshëm midis presidentit Biden dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në samitin e ardhshëm të G20, me luftën brutale të Rusisë në Ukrainë që vazhdon t’i ndajë vendet.

Administrata nuk ka folur për mundësinë e një takimi, edhe pasi Putin, të cilin Biden e ka quajtur ‘kriminel lufte’, tregoi se kishte në plan të merrte pjesë.

Biden mbajti gjallë mundësinë e një bisede javën e kaluar, në komentet që e bënin të qartë se ai nuk kishte ndërmend të hapte një diskutim më të gjerë të luftës, pas komenteve të përsëritura të Putinit që sulmonte SHBA-në dhe bombardimeve të pamëshirshme të civilëve në Ukrainë.

“Shiko, nuk kam ndërmend të takohem me të, por, nëse ai do të vinte tek unë në G20 dhe do të thoshte: Dua të flas për lirimin e amerikanes së arrestuar Brittney Griner”, do të takohesha me të, por kjo do të varet”, tha Biden.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x