Në Bashkinë Kukës është kandidati socialist Safet Gjici që vijon të udhëheqë teksa janë numëruar 16 nga 73 kuti.
Ai ka marrë deri më tani 51% të votave përkundrejt 41% të rivalit të tij kryesor Admir Sinamatit të ‘Bashkë Fitojmë’. Në këtë bashki garon edhe Abedin Oruçi i PEISH, i cili ka marrë 7.74%.
Në Bashkinë e Tropojës vijon surpriza e madhe. Janë numëruar 38 kutitë dhe kandidati socialist Rexhë Byberi merr fitoren me 5126 vota ndërkohë që rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ Besnik Fushaj 4876.
Në Bashkinë e Hasit është kandidati i ”Bashkë Fitojmë” Miftar Dauti që merr fitoren me 4400 të votave përballë kandidatit socialist Beqir Mulaj, i cili ka marrë 3488 të votave.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026