Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Ukrainë, Andy Hunder, ka bërë një thirrje të fortë publike ndaj Donald Trump-it, duke kërkuar që presidenti amerikan të marrë masa kundër agresionit rus, i cili sipas tij, po dëmton drejtpërdrejt interesat amerikane.
“Rusia vazhdon të shkatërrojë dhe të poshtërojë bizneset amerikane. Nuk është më vetëm një luftë kundër Ukrainës, është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj vlerave dhe lidershipit amerikan,” deklaroi Hunder.
Ai shtoi se kompania amerikane Flex, e cila operon në Ukrainë, ishte goditur gjatë sulmeve ajrore të fundit nga forcat ruse. “Fatmirësisht nuk pati viktima në mesin e punonjësve, por rreth një duzinë personash mbetën të plagosur,” tha ai. Hunder i kërkoi Trump-it që të qëndrojë në krah të bizneseve amerikane në Ukrainë dhe të mbështesë përpjekjet për të ndaluar përparimin rus: “Rusia nuk po kërkon paqe, ajo po synon të dobësojë ndikimin dhe praninë e SHBA-së në rajon.”
Ndërkohë, Donald Trump ka pohuar më herët se një garanci sigurie për Ukrainën mund të vijë përmes një marrëveshjeje për mineralet, duke inkurajuar praninë e bizneseve amerikane në vend si një formë përmbajtjeje ndaj Rusisë.
- Sulmet me moltovë në Kryeministri, burime nga policia: 11 efektivë po marrin ndihmë mjekësore - 24/01/2026
- Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë - 24/01/2026
- Pjesëmarrje modeste në bulevard! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO) - 24/01/2026