Rusia po pëson humbje masive në përpjekjen e saj për të pushtuar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës dhe rajonet afër tij.
Vetëm 12 nga 100 ushtarë u gjetën të gjallë pasi një njësi ruse – kompania e pestë e regjimentit 1009 – u vu nën zjarrin e dronëve ukrainas në qytetin e afërt Vovchansk, tha një nga ushtarët Anton Andreev, raportoi The Guardian.
“Ata thjesht na copëtuan. Na dërgojnë nën mitraloz, nën dronë në dritë, si mish për top. Dhe komandantët thjesht bërtasin “përpara, përpara”,” tha ai në një video-mesazh, shtoi raporti.
Humbjet e rënda kanë detyruar gjithashtu Rusinë të tërheqë trupat e saj nga vija e frontit të Kharkiv, thanë zyrtarët ushtarakë ukrainas.
Larg vijës së frontit, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina do të zhvillojë bisedime paqeje vetëm nëse Rusia tërhiqet nga i gjithë territori ukrainas.
“Me Rusinë mund t’i fillojmë negociatat që nesër nëse tërhiqet nga territoret tona”, tha ai, duke deklaruar se prania e Moskës në Zvicër, në kuadër të negociatave për paqe do të demonstronte vullnetin e saj për armëpushim.
- Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën - 12/05/2026
- Kaosi te Reali i Madridit/ Perez nuk largohet, presidenti i “Los Blancos” thërret zgjedhje të parakohshme në klub - 12/05/2026
- Trump niset drejt Kinës, kërcënon Iranin dhe sulmon gazetarët gjatë deklaratave në Shtëpinë e Bardhë - 12/05/2026