Ish-presidenti Ilir Meta humbi sërish në Gjykatën e Posaçme, kërkesa e tij për ta lënë burgun nuk u pranua, me arsyetimin se është e pabazuar.
Edhe kërkesa e dytë, që bazohet te vendimi i Saida Dollanit, që e nxori nga kafazi i xhamtë dhe e uli në sallën e gjykatës me avokatin përkrah, nuk u pranua.
Por ndryshe do të veprojë Apeli, që të mërkurën, në orën 13:30, në gjykimin ku ish-presidenti kundërshton pezullimin e afateve, do të ulet me mbrojtësin e tij dhe nuk do të mbahet në kafazin e qelqtë.
Gjykata e Shkallës së Parë çmoi se Meta nuk duhet të dalë nga kafazi i qelqtë. I arrestuar nga tetori i 2024, ish-presidenti po përballet me akuzat e SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, së bashku me ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi, një proces që po mbahet me gjykim të zakonshëm. Ndryshe ka ndodhur me ish-vjehrrën e tij, Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, që ndodhen nën gjykim të zakonshëm.
Megjithatë bojkotin që po ndodh në Gjykatën e Posaçme nga ana e avokatëve, mundësitë janë që mbrojtësi i tij të jetë prezent në seancën e themelit që mbahet të enjten, pasi llogaritë e ish-funksionarit po kryhen në drejtim të afateve të paraburgimit, që parashikohet të përfundojnë në fund të tetorit.
Është kjo arsyeja përse, sakaq, ish-presidenti kundërshton afatet që i janë pezulluar për gjyqet e shtyra, pasi argumenton se asnjë gjyq nuk është shtyrë për shkak të tij dhe ndaj duhet t’i numërohen si kohë paraburgosjeje, një kërkesë që, në termat e matematikës, synon rënien e afateve dyvjeçare.
- Debate te Ligjet/ Manja: Do diskutoni për projektligjin e pagave, jo vendimin e Kushtetueses; Kreu i unionit të gjyqtarëve: Atë e dimë ne.. - 15/09/2026
- Pagat e magjistratëve/ Kryetarja e KLP-së te Komisioni i Ligjeve kundër projektligjit të mazhorancës: Rritja minimale, nuk reflekton standardin e Kushtetueses - 15/09/2026
- Pagat e magjistratëve/ Kryetarja e KLP-së te Komisioni i Ligjeve kundër projektligjit të mazhorancës: Rritja minimale, nuk reflekton standardin e Kushtetueses - 15/09/2026