10.5 C
Tirana
30 / 01 / 2026

Ronela Hajati, lumë akuzash për festivalin në RTSH: Drejtues mediokër, skutha e të neveritshëm

Një prej traditave të Festivalit të Këngës, sidomos vitet e fundit, ka qenë hapja e eventit muzikor me këngën fituese të edicionit të kaluar, që njëkohësisht ka qenë edhe kënga e cila na ka përfaqësuar në Eurovizion.

Megjithatë në nisjen e “Fest61”, të drejtuar këtë vit nga Arbana Osmani dhe ku kemi parë një numër të madh ndryshimesh nga festivalet e kaluara, nuk pamë një performancë nga Ronela Hajati, e cila vitin e shkuar triumfoi me “Sekret”.

Për mungesën e saj nuk është dhënë një arsye në hapje dhe në fakt, ende nuk dihet arsyeja përse këngëtarja nuk u ngjit në skenë si fituesit paraardhës të evenimentit, por tashmë kemi një reagim nga Ronela, e cila ka zgjedhur të japë këtë deklaratë në Twiiter:

“Tradita është një ligj i pashkruar që duhet të respekohet më shumë se asgjë dhe nga të gjithë. Por ne jetojmë në Shqipëri dhe shumicën e kohës institucionet janë sipër njerëzve.” Ky reagim ka ardhur me tone më të ashpra në një reagim tjetër në Instagram ku këngëtarja shprehet se nuk u ftua të performojë këngën fituese të një viti më parë

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x