Nga Alfons Zeneli
Nese do me vinte ndonje dite per te shkruar roman (gje qe nuk ka per te ndodhur) do e titulloja “Te korra te mbara ne Republiken e Delirlandit”. Po ta keni vene re, ka vite qe ketu ka shperthyer nje zulme apokaliptike, nje inflacion astronomik poetesh e shkrimtaresh. Kam pare nje dite lajmerim se diku ne nje fshat do zhvillohej nje aktivitet me 40 poetet e zones, zone e cila perfshinte nja 4-5 fshtara. Imagjinojeni vete se sa poete e shkrimtare dilnin gjithsej ne te gjithe Shqiperine. Aq sa do te ishin mjaftueshem edhe per Kinen moter per fryme popullsie. Kam pare autore te cilet me nje roman tek, nuk kane lene studio, qytet dhe shkolle pa shkuar ne kuader te rubrikes personale “Shkrimtari bashkebisedon me lexuesit”. Ne plan te pare kjo nuk perben ndonje gje te keqe mbase. Se, do thote dikush me mire te shkruajne se te merren me prapesi. Une mendoj se kjo lukuni e pafre perben nje rrezik serioz per strukturen estetike te shoqerise. E bera kete paranteze (shpresoj jo bezdisese) per te then se kur Marashi me propozoi te bej kete qe jam duke bere tani, thelle ne vetvete pata nje ngerç te cilin e fsheha dhe i thashe Marashit nje PO te plote, te shpejte e te gezueshme. Hezitova sepse lukunia dhe ritmi i saj galopant ne zbrazjen e antivlerave me ka krijuar nje fobi te forte ndaj ideve per te shkruar romane e libra me poezi. Mirepo para se ta rilexoja, romanin e kisha ndjekur qe ne doreshkrim. Dhe jo vetem une por kushdo prej jush dhe kushdo qe eshte te pakten lexues profesionist mund te kuptoje qe ne faqet e para se perse behet fjale: per nje krijim te vertete apo per nje produkt ambicieje dhe deliriumi.
Qe ne faqet e para pra, mund te konstatohet lehte se Marashi me bagazhin e tij te jashtezakonshem letrar, me fuqinë e vet si poet, me eksperiencen unike si gazetar na ka vene ne duar nje roman i cili qendron dhe do qendroje denjesisht ne “raftin” e letersise serioze shqiptare.
Vendosja e subjektit ne nje dimension sureal, eshte bere me shume guxim dhe ka rezultuar po aq e sukseshme dhe pa te mete. E theksoj se ky inkursion, ka bartur rreziqe shume te medha gjate gjithe kohes se shtjellimit te subjektit. Eshte dashur pra te krijohet nje planet tjeter, nje mikroklime tjeter dhe per me teper me nje pafundesi detajesh te cilat do mund te ngaterronin lehte kedo. Pikerishte sepse behet fjale per nje terren te sajuar enkas qe nga fillimi. Packa se sic mund te kuptohet fare lehte, ne thelb behet fjale per realitetin 80 vjecar shqiptar.
Kur pata kontaktet e para me pjese te romanit ne doreshkrim, gjeja e pare qe me ra ne sy ishte “gjeografia” e cuditeshme e pagezimit te personazheve. Emrat e personazheve kane nje rendesi te jashtezkonshme pasi emrat krijojne nje simbioze dhe behen pasqyra te ndersjellta midis tyre dhe personazheve qe ata identifikojne. Ric Varfi. Emri anglosakson mund te perkthehet dhe i pasur. I shoqeruar me mbiemrin antonim Varfi krijon nje gjendje te posaçme tek lexuesi. Nepermjet ketij kombinimi ne mund te lexojme me shume se sa thjesht nje teke te “prindit”. Mbiemri eshte ne fakt trashegimia, e kaluara. Emri eshte e tashmja. Personazhi Ric Varfi ka patur nje te kaluar te varfer dhe nje tashme te pasur fale tipit te avancuar te qeveritarit sekser, hajdut, imoral,delenxhi e servil deri ne shperfytyrim. Emri i tij eshte thjesht nje paqyre e pasurimit revolutiv te politikaneve shqiptare. Pergjate leximit, lexuesi bindet me se ploti per kete karakter te skalitur mjeshterisht. Aq sa te vjen te besosh se cdo karakter me ate ndotje aq te larte ligesie, nuk mund te kishte asnje emer tjeter pervec Ric Varfi. Po keshtu dhe Samanta nje tip Laje apo Nafije qe shetit neper kohera me emra te ndryshem por me te njejtin tundes ne dore e gatshme per t`ju sherbyer qorrazi eproreve qe nga brigadieri e deri te ministri apo kryeministri. Kjo me kujtoi Uriahipin e mjeshtrit boteror te skalitjes se personazheve Çarls Dikens. Lista e emrave te personazheve eshte nje pasqyre e qarte e mjeshterise se Marashit ne spikatjen, profilizimin, dallueshmerine, larmine e karaktereve te secilit personazh duke na dhene qofte dhe vetem nepermjet tyre nje panorame te plote te shoqerise se Babzilandit. Moderatori i njohur televiziv Blint Kuk, gazetarja rebele Kristine Pamshira, komandanti i gardes Ndrec Beshi, gazetaret Fill Bobi, Lad Taci etj. perfaqesojne secili njeri me mire se tjetri te gjithe konglomeratin tipologjik te nje shoqerie “ku therret qametistani”. Po keshtu, me kaq kujdes e mjeshteri ka vepruar edhe me emrat e vendeve. Tirrvud, Babziland, Kismetistan, Tallavaland apo toponimi spektakolar Ibretistan. Prezenca e ketij konglomerati emrash të personazheve, ndërthurja e mjeteve, sjelljeve, pijeve, teknologjisë së larmishme, skenave ekstreme, kaçureli si një kokteil arkaik në të njëjtën skenë me komunikimin nëpërmjet skype-it, prezenca e priftit dhe lehtësia e arrestimit të tij, një tip kooperativisteje ( mjelëse) e dalluar e cila i përket socializmit, burri me kollaro te shkurter ( adjutant gri) mjeshtër korrupsioni që asiston drejtorët e ministrive apo ministrat, apo vete ate te madhin, gjigandin i cili i përket pluralizmit, zetoriste qe duket se vijne nga nje kooperative e harruar e tufezimeve dhe plot skena ku aktorët, ngjarjet, vendet, profilet duket sikur përplasen në kohë nuk janë gjë tjetër veçse pasqyrë e realitetit të dhimbshëm shqiptar si një vijë tragjike e pandërprerë për 80 vjet. Më kujtohet gjate kohes se komunizmit se shpesh nëpër mure, faqe malesh e vende të dukshme publike apo banderola bezeje të lidhura kryq bulevardeve për raste festash, vendoseshin portretet e anëtarëve të byrosë politike dhe KQ. Duke lexuar Brirët, na shfaqet e qartë e njëjta pamje. Duket sikur po kalon ne bulevardin Deshmoret e Kombit dhe shikon me radhë portretet e udhëheqësve politikë shqiptarë të dekadave të fundit. Ose sikur ke hapur dosjet në kompiurerat e MB dhe shikon se si të parakalojnë fotot dhe të dhënat e kontigjentit kriminal e personave në kërkim. Përfshirja e elemetëve nga epoka të ndryshme, një farë udhëtimi a shkëputje e vogël në kohë, një lloj kontradikte rrethanash qe e verejme shpesh është thjesht nje lojë e fine e autorit për të na pikturuar groteskun, absurdin dhe lidhjen genetike mes diktaturave bizantine komuniste pavarsisht pamjeve që ato përftojnë varësisht prej kushteve historike, politike dhe ekonomike. Siç është rasti i vendosjes së gazatarit David gjatë kërkimit të Luginës së Kuajve. Gazetari i pajisur me aparat fotografik, celular, laptop, gazetari që vjen me avion fle në një hotel ku dyshekët janë me kashtë. Thjesht në kohën e laptop-it, satelitit e të celularit nuk ka askund dyshek me kashtë. Kjo është bërë qëllimisht për të sajuar një situatë sa absurde aq dhe kuptimplotë. Pikërisht për të evidentuar lidhjen midis diktaturave. Nëse në diktaturat moderne ka lap top, Skype dhe xhakuzi, pak rëndësi ka që dyshekët nuk janë me kashtë por me pupla.
Nje tjeter vlere lehtesisht e dukshme ne kete roman eshte gjuha, fjala, fraza.
Gjuhë dhe frazë ritmike që sjell gjithnjë imazhe të reja nga i njëjti vend. Padyshim autori ketu ka shfrytezuar edhe resurset qe ka si poet dhe gazetar njekohesisht. Ritme narrative te mbushura plot fantazi, ironi, batuta e humor behen lokomotiva qe na con neper viset e romanit. Në libër ne gjejmë të gjitha pistat e mundshme të zhvillimeve qe mund te ndodhin në një vend, në një shoqëri. Lëvizja, kalimi sa nga njëra tek tjetra pistë, sa nga njera tek tjetra skenë bëhet me një zhdërvjellësi të mahnitshme nëpërmjet krijimit të situatave të rëndësishme ose në dukje jo të rëndësishme, nëpërmjet një gjuhe marramendëse për nga koloriti semantik, figurat, neologjizmat. Me fantazinë e tij, Marashi na fut nëpër gjithfarëlloj ambientesh socialë, rrethanash, situatash. Duke e lexuar, njeriu përfshihet dhe në përfshirje e sipër ndodh që të mos vërë rè detaje të ndryshme. Në këto raste ndodh sikur të jesh në sallën e madhe të një muzeumi dhe natyrshëm të kalosh pa vënë re sende, objekte, detaje. Atëherë del Marashi si një ciceron i përkorë dhe na thotë: zotërinj, ky portreti këtu është vepër e filanit, ekspozuar në vitin x, me y teknikë. Kjo vazo është gjetur në filan vend dhe i përket dinastisë beta, shekulli zeta. Pra duke na dhene nje panorame tejet komplekse ai kujdeset njekohesisht qe nepermjet zgjidhjeve gjuhesore te na detyroje te vezhgojme me kujdes cdo fjale. Ne cdo fjale mund te fshihen vlera qe nuk duhet te kalojme pa i kundruar.
Ne roman, marrdhëniet e liderëve dhe dikastereve, kriterologjia e kontaminuar e emërimeve, falsiteti dhe servilizmi i mediave , varfëria e kamufluar nga propaganda dhe e pakuptuar edhe nga vetë të dëmtuarit, sharlatinzmi i klasës se analistëve, degjenerimi, korrupsioni dhe amoraliteti i administratës vijne e shaqen pa asnje sforco, vijne me natyrshmerine me te madhe te mundshme aq sa ne asnje cast nuk e kap veten duke menduar se thjesht je duke lexuar nje roman. Në zhvillimin e ngjarjeve përmendet shpesh mosha e subjektit të romanit : këto 30 vite. Por në mënyrë shumë organike futen plot elementë teknikë, gjuhësorë, socialë dhe psikologjik nga periudha e komunizmit për të treguar realitetin dramatik të shoqërisë shqiptare. Operacion i kryer me sukses të plotë dhe mjeshtëri. Kemi reminishencat e brohoritjeve shoqëruar me parrulla, bustet, militantizmi, Samantën si një zgjatim i Lajes apo Nafijes, ekzekutimin e gjelit për sabotazh etj, gjëra të cilat tregojnë se këtu nuk ka ndryshim por një mutantizëm të së keqes, thjesht një sofistikim të saj. Fraza te tilla si “për nder të Babzilandit”, “Babzilandi nuk do ua harrojë kurre”, ” Për ideal të Babzilandit” etj krijojne ate portalin midis epokave nepermjet te cilit kalon aq lirshem grotesku tragjik i shqiptareve. Një korpus klisheshë të cilat janë simptoma të shoqërive të atrofizuara nga diktaturat që ato vetë prodhojnë. Marashi na bën që të shohim më qartë se realiteti ynë është më grotesk nga ç’kujtojmë dhe më grotesk nga ç’paraqitet në libër. Keto nuk jane gjera qe nuk i dime. Por ne roman na paraqiten ne ate menyre qe edhe t`i ndjejme, t`i mendojme, te vrasim mendjen per zgjidhje, te clirojme ndergjegjet, te lufojme per te mos u njehsuar me dele sic eshte shprehja ne zhargon apo te riperfundojme ne lope si ne Republiken e Babzilandit. Pra romani ashtu sikunder duhet cdo veper e mirefillte letrare te vije, vjen edhe si nje porosi, si nje alarm per te mos qene teper vone, sic psheretin ne agoni personazhi i romanit ambasadori.
Nomenklatura e Babzilandit e përbërë nga k/bariu dhe barinjtë. Barinjtë janë njëlloj me ndonjë përjashtim varësisht prej preferencave private të k/bariut, njëshit. Ka vetëm një suprem, komandant e komisar, udhëheqës i shquar e largpamës, orator batutaxhi, i korruptuar e arrogant, despotik, vulgar, brutal që bën e thotë çfarë të dojë. Pjesa tjetër janë “no face, no name, no number”. Anëtarë të një grigje, lëkura e të cilëve mund të rjepet çdo cast. Pëllitja kolektive dhe ndëshkimi me ecje këmbadoras një skenë e cila në mënyrë më të moderuar, praktikohet sot e kësaj dite nga qeveritarët shqiptarë të të gjitha qeverive. Siç e dimë fare mirë, asnjëherë nuk ndodh që në një mbledhje qeverie shqiptare, të ngrihet një ministër dhe të kundërshtojë k/ministrin. As me pare nuk kandodhur. Përndryshe nuk do ishim kështu siç jemi. E nese nuk ndodh, keshtu kemi per te qene gjithmone. Ndertimi i figures se Njeshit, te vetmit, atij me A te madhe, gjigandit, largpamesit eshte bere me lehtesi. Fatkeqsisht lehtesi pasi Marashi por dhe te gjithe ne kemi shembuj te vdekur e te gjalle se ku te shohim se si jane diktatoret e vertete. K/bariu si një diktator prototipk vuan nda deliri i te qenit personalitet me ndikim ndërkombëtar. Nga ajo mania për të ndikuar jashtë kufijve. Ja si pershkruhet ne nje segment ne roman:”Kryebariu zbriti nga makina dhe ashtu mendueshëm, mbytur nga vizionet për të ardhmen jo vetëm të Babzilandit por edhe më gjërë, të të gjithë rajonit”. Kam dëgjuar shqiptarë të lopëzuar të kohërave të diktaturës hoxhiste por dhe të kohëve të sotme që janë të bindur mbi fuqinë ndikuese në rang ndërkombëtar të udhëheqësve respektive. Kjo perben nje simptome tjeter te rendesishme te semundjes kolektive te shqiptareve dhe nuk eshte aspak frut i fantazise se Marashit. Populli i Babzilandit nuk do te kujtohej kurre ta permbyste diktaorin diabolik e pervers k.bariun nese ky i fundit nuk do ishte i semure, nuk do kurohej me laksative dhe nuk do te pickohej nga nje helmues.
Ardhja drejt fundit e romanit sjell renien e Babzilandit si diktature klasike, renien e tij sic ndodh rendom ne te tilla raste, ne kaos. Gjithe kuintecenca e teresise se shpalosur ne roman permblidhet tek fjalet e gazrtarit Tim David : “dua të sqaroj se populli i Babzilandit nuk e kupton dhe nuk ia ka idenë një revolucioni e le më pastaj ta bëjë atë. Populli i Babzilandit le t’ua dijë për nder laksativëve.. A nuk ndosh pak a shume edhe ne Republiken tone??
Marash Mirashi ka mundur qe ngjarjet allashqiptare, groteskun allashqiptar ta zhveshe nga pikerisht nga personalja, pra nga te qenit fenomen kryesisht shqiptar dhe e ka ngritur ne nivelin e nje ceshtjeje universale. Neper roman trajtohet ceshtja e shoqerive te atrofizuara, e individeve qe veteskllaverohen dhe shnderrohen ne kavje vullnetare. Ndaj kete roman mund ta lexoje e te mos kete asnje ngecje e paqartesi njelloj si lexuesi ne Shqiperi, ne Kine, ne Kili, ne Malte, Gjermani, Kanada e kudo. Si perfundim, padashur te definoj asgje, me shume per te shprehur mendimin tim dhe ndjesite e mia personale si lexues i kualifikuar, mund te them se leximi i romanit te pare te autorit Marash Mirashi eshte nje kenaqesi e vecante estetike dhe emocionale. Them se romani do te ishte i denje per cdo romancier dhe ndonese i pari, ngjan sikur te jete i dhjeti po te kemi parasysh gjithe ato vlera e resurse qe i ceka modestisht edhe me lart.