7.5 C
Tirana
04 / 12 / 2024

Rikthehet në Kuvend pas 11 muajsh, Berisha përplaset me Braçen: E shoh çehren që ju ka rënë, por ia bëtë vetes, ju qofshi!

Kreu i PD, Sali Berisha është rikthyer në Kuvend pas 11 muajsh mungesë.

“Unë futem, metamorfoza del!”, ka deklaruar Berisha për mediat.

Berisha rikthehet në Kuvend, pasi GJKKO e liroi nga arresti shtëpiak ku ndodhej që prej dhjetorit të vitit 2023.

Braçe: Propozimi që keni bërë s ka lidhje me këtë nen, është tallje me këtë nen.

Berisha: Mbaje me shpirt në dhemb unë erdha ju e dini vetë. E shoh çehren që ju ka rënë por ia bërë vetes dhe ju qofshi. 11 muaj më parë më datë 21 dhjetor të vitit të kaluar Edi Rama mendoi se realizoi ëndrrën e tij që të mos shihte më në këtë sallë Sali Berishën ëndrrën e Shqipërisë pa opozitë, me një vendim që zgjati 5 minuta me pasion dhe histeri të madhe,. Gjysma prej jush atë ditë tentuan të varrosin demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri. Votuat duke mohuar të drejtën e fjalës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x