11.5 C
Tirana
24 / 01 / 2026

Rifillon kampionati i volejbollit/ Skënderbeu rinis nga kryeqyteti mbrojtjen e titullit

Këtë javë rifillojnë ndeshjet e kampionatit kombëtar të volejbollit të femrave. Skënderbeu të shtunën luan në kryeqytet përballë Tiranës, skuadër e cila ashtu si korçaret kërkon titullin kampion.

Kjo edhe për trajnerin Orlando Koja e bën të vështirë ndeshjen e transfertës ashtu siç e bën të tillë edhe fakti se Tirana në merkaton e dimrit është përforcuar me dy lojtare të huaja.

Megjithatë Koja ka mendimin se Skënderbeu duke qënë skuadra e vetme e formatuar që në fillim të sezonit, mbetet ekipi më i avantazhuar për titullin kampion. Gjithsesi Skënderbeu, Partizani, Tirana, e Vllaznia janë skuadrat që do të luftojnë per titullin kampion këtë sezon.

Koja shkon më tej kur thotë se ky rivalitet i shërben rritjes cilësore të voljebollit shqiptar.

Skënderbeu i këtij sezoni për trajnerin Orlando Koja është i ndërtuar për të fituar të gjitha trofetë. Pas rezultateve pozitive në Kupën e Shqipërisë dhe Ligën “Gjergj Katrioti” Skënderbeu në volejboll për femra po bëhet gati për rifillimin e kampionatit dhe mbrojtjen e titullit kampion.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x