15.5 C
Tirana
17 / 03 / 2026

Reshjet, Policia e Shtetit thirrje drejtuesve të mjeteve: Respektoni rregullat!

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit apo të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Deri në këto momente, bazuar nga raportimet e punonjësve të Policisë në terren, konstatohet se në disa akse rrugore nacionale dhe ato kryesore rurale, ka vështirësi të qarkullimit për shkak të prezenës së ujit dhe të inerteve në disa akse rrugore, si pasojë e motit të keq.

Në qarkun e Tiranës, në rrugët kryesore ka prezencë uji, por situata nuk është problematike.

Autostrada Durrës – Tiranë, në të dy krahët ka prezencë uji, lëvizja e mjeteve është normale. Unaza Shkozet – Plepa – Shkëmbi i Kavajës – Durrës, ka prezencë uji, qarkullimi i mjeteve është i ngadaltë. Segmenti Autostrada “Royal Gaz”- Kryqëzimi i Stadiumit, ka prezencë uji, qarkullimi i mjeteve është normal.

Në qarkun Shkodër, në hyrje te qytetit të Shkodrës, te Harku i Bërdicës ka prezencë uji dhe aksi është i kalueshëm vetëm për mjete te tonazhit të lartë. Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent duke monitoruar situatën e po orientojnë qarkullimin e mjeteve, nga rruga e vjetër.

Në qarkun e Lezhës, në aksin rrugor rural Grash – Zojs, Lezhë, në vendin e quajtur Ura e Zojs-it, uji ka arritur nivelin e urës, por lëvizja e automjeteve vijon pa probleme deri në këto momente. Në aksin rrugor Lezhe – Ishull Lezhë, nënkalimi është i mbuluar nga uji dhe në këtë vend, policia ka bllokuar lëvizjen e automjeteve dhe lëvizja ka vijuar nëpërmjet një rruge ngjitur me këtë aks rrugor .

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x