Peshëngritësi shqiptar Pirro Dhima, i cili ka përfaqësuar ngjyrat e flamurit grek gjatë karrierës së tij, ka treguar mbështetjen e tij për kandidatin e arrestuar të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.
Pak orë pasi Beleri u la në burg me një vendim të Gjykatës së Vlorës, Dhima ka shprehur qëndrimin e tij për çështjen me një mesazh për të gjithë ndjekësit dhe shtetin shqiptar.
Ai shprehet se refuzojnë që të ulin kokën përballë vendimve që dëmtojnë demokracinë dhe shtetin ligjor.
“Disa prej nesh patën fatin e rëndë dhe të errët të rritjes nga frika e pasojave të fjalës së lirë dhe nën shkeljen e vazhdueshme të të drejtave tona. Sot, ne refuzojmë të përulim kokën ndaj sjelljeve që dëmtojnë demokracinë dhe dëmtojnë shtetin e së drejtës. #Beleri”, – shkruan Dhima.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026