Pas vizitës në Korenë e Jugut, kryeministri Edi Rama viziton Japoninë, ku rrugët e Tokios janë dekoruar me flamujt kuqezi dhe flamujt e Japonisë.
Vizita zhvillohet me qëllim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Japonisë, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe diplomatik mes dy vendeve.
Gjatë qëndrimit në Japoni, kryeministri Rama do të zhvillojë takime me autoritetet më të larta japoneze dhe do të marrë pjesë në aktivitete institucionale e ekonomike.
Sipas agjendës zyrtare, kryeministri Rama do të pritet me Gardë Nderi nga kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi.
Dy liderët do të zhvillojnë një takim bilateral, i fokusuar në thellimin e partneritetit strategjik dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Kryeministri Rama do të vizitojë gjithashtu Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio, ku do t’u drejtohet pjesëmarrësve në një panel diskutimi me titull “Rruga e Shqipërisë drejt Anëtarësimit në BE: Roli i Japonisë”, mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë, transformimet globale dhe rolin e të rinjve në zhvillimin e qëndrueshëm.


- Produkti politik që po identifikohet me protestën - 22/07/2026
- 34-vjeçarja me foshnjën në burg, Begaj kërkon lirimin dhe shqyrtimin e amnistisë personale - 22/07/2026
- Omar Yaghi, refugjati nga Omani, kimisti i nderuar me Nobel, që po shuan etjen globale me ujë të nxjerrë nga ajri i thatë - 22/07/2026