Kryeministri Edi Rama u dorëzoi sot medaljet e Mirënjohjes dy sportistëve të mundjes, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, të cilët arritën të ngjiten në podin e fituesve të medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Në fjalën e mbajtur në ceremoninë zyrtare të pritjes së medalistëve Olimpikë, Rama u shpreh se “dy përfaqësuesit e skuadrës sonë olimpike i dhanë Shqipërisë edhe dy medaljet e para olimpike në historinë e saj”.
Kryeministri solli në vëmendje rrugëtimin e bërë deri këtu, sepse siç tha ai, “këto medalje nuk janë të rëna nga qielli, por janë rezultat i një rruge të re transformimesh që janë mundësuar në mbështetje të sportit”
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari - 12/04/2026
- Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban - 12/04/2026
- Mbyllet pas 16 vjetësh epoka Orban në Hungari, Kryeministri pranon humbjen: Rezultat i dhimbshëm. Opozita fiton mbi 2/3 e vendeve në Parlament - 12/04/2026