Kryeministri Edi Rama hodhi idenë për ndërtimin e godinës së re të Parlamentit, por nuk dha më shumë detaje për vendin dhe kur pritet të nisë.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se duhet të modernizohet edhe administrata e Kuvendit.
Sipas tij administrata e Kuvendit duhet të mbështet nga një transformim teknologjik.
“Duhet ta vazhdojmë me administratën e kuvendit që kemi kohë që themi që duhet të modernizohet dhe të mbështetet nga një transformim teknologjik dhe nga ana tjetër duhet që të vendosim edhe piketat në një kalendar të qartë për godinën e re të Parlamentit të Shqipërisë. Të gjitha këto bashkë ndihmojnë për ti dhënë më shumë energji pozitive punës së deputetëve”, tha Rama.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026