Në përmbylljen e konferencës “Kultura do të shpëtojë Botën” mbi historitë e suksesit, meritës dhe inovacionit, që u mbajt në Bergamo, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me Drejtorin e SkyTg 24, Giuseppe De Bellis. Kreu i ekzekutivit shqiptar ka folur për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e BE, konkretisht me Italinë e cila tashmë qeveriset nga të djathtët.
Rama theksoi se e ardhmja e Shqipërisë gjithmonë ka qenë Europa dhe kështu do të mbetet. Lidhur me qeverinë e re në Itali ai u shpreh se qeveria shqiptare asnjëherë nuk ka pasur raport problematik me cilëndo qeveri në Itali, e majtë apo e djathtë, ndaj edhe rasti i kryeministres Meloni nuk përbën ndryshim.
Pjesë nga Intervista:
Kryeministri Edi Rama: Kjo ka bërë që ne pas vitit 90-të nuk kemi patur asnjë lloj prirje për tu afruar me Rusinë dhe nuk kemi të bëjmë aspak me Rusinë, as nga pikëpamja ekonomike, nga asnjë lloj pikëpamje gjithësesi mund të qëndrojmë pa ta pa asnjë lloj problemi dhe nuk kemi asnjë lloj problemi për të vënë sanksione ndaj tyre. Ndërsa me Kinën kemi një marrëdhënie normale. Jemi një vend ish-komunist ku Kina ka një prani të vogël sepse atë çka thashë më përpara, gjithësesi ne me Kinën kemi patur një martesë, kemi qenë shumë miq, shumë të afërt dhe pastaj ato u shndërruan në një vend tepër të pasur. Tashmë nuk kemi asnjë lloj alternativë tjetër dhe nuk duam alternativë tjetër përveç asaj të hyrjes në Europë. Unë besoj se Italia, Franca, Gjermania ata që vënë në mëdyshje ekzistencën e Europës përfaqëson humbjen e kujtesës së asaj çka ishte vendi i tyre kur nuk ekzistonte Europa dhe nëse sot në Europë kemi një brez që nuk ka parë luftë, atëherë nëse sot në Europë kemi një pjesë të atyre që thonë që Europa, pra që pikërisht është bërë e mundur falë këtij fakti. Është mëse e qartë sipas meje se pasuria, mirëqenia, sa më shumë je i pasur duhet të investosh gjithnjë e më shumë në kujtesën historike sepse ekziston gjithnjë rreziku që të harrosh dhe ne duhet të investojmë te më të vegjlit, më të rinjtë dhe që të kujdesemi në mënyrë që kujtesa historike të jetë një element i rëndësishëm sepse ne jetojmë në një botë ku gjithçka është kundër kujtesës. Çdo sekondë që kalon e vret kujtesën, e vret kohën për të diskutuar, kohën për të reflektuar. Ne kemi këtë lidhje të veçantë me Italinë që është tejet e fortë.
Pyetja e fundit, do të kemi një tjetër qeveri së shpejti në Itali dhe do të keni të njëjtin raport, të njëjtën marrëdhënie miqësie sikundër ka qenë me të gjitha qeveritë italiane?