5.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Rama: Open Balkan, pjellë e Procesit të Berlinit, 100% në përputhje me BE-në

Kryeministri Edi Rama u shpreh pas mbledhjes së qeverisë se “Open Ballkan” është një e pjellë e procesit të Berlinit.

Rama sqaroi se nuk ka asnjë arsye që të ndryshojë opinionin për “Open Ballkan, pasi është një nismë në përputhje të plotë 100% me frymën e BE-së.

‘Ajo nuk është rezolutë e PE. Open Balkan është një nismë në përputhje të plotë 100% me frymën dhe germën e BE. Është pjellë e procesit të Berlinit.

Në procesin e Berlinit të rifilluar kemi firmosur ato dokumente që ishin firmosur më parë në Ballkanin e Hapur.

Nuk kemi arsye të ndryshojmë opinion për Ballkanin e Hapur, mbase ata që janë kundër  është e drejta e tyre që të ketë një opinion ndryshe nga Ballkani i Hapur.’- u shpreh Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x