34.5 C
Tirana
30 / 07 / 2026

Rama ndan pamjet: Vijon puna në kantier për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë

Vijon puna në kantierin për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Është kryeministri Edi Rama, ai i cili këtë të mërkurë ka zgjedhur të postojë disa foto nga kantieri i ndërtimit.

Kreu i qeverisë thotë se kjo rrugë do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me 4 korsi si pjesë e korridorit të 8. Rama shprehet se vijon puna për ndërtimin e nënkalimeve dhe urës automobilistike.

“Kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ku puna vijon për ndërtimin e nënkalimeve, urës automobilistike, një aks ky që do të shkurtojë rrënjësisht distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian”, shkruan Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x