25.5 C
Tirana
03 / 10 / 2024

Rama kritika drejtësisë/ Funksionon me të dobëtit dhe nuk funksion me të fortit

Kryeministri Edi Rama, sërish është shprehur kritik ndaj drejtësisë, duke thënë se nuk funksionon siç duhet, ku shembull ka marrë ndërtimet pa leje në vendin tonë.

Në fjalën e tij në ambientet e Kryeministrisë, ku është prezantuar dhe plani për shërbimet satelitore, Rama tha se para drejtësisë nuk ka dalë asnjë biznesmenë i madh apo ndërtues, por kanë dalë njerëzit që kanë ndërtuar avli dhe se nuk kanë mundësi të japin ryshfete.

“Në terren kemi një problematikë e cila edhe pse sot është më e lehtë se më parë, vazhdon të jetë një problematikë që shqetëson biznese, qytetarë që është problematika e individëve në raportin me qytetarin në funksion të një detyre shtetërore e cila jo rrallë përkthehet në një mundësi nga individët për të bërë presion mbi qytetarin për të marrë ryshfet.

Këto ngrehina janë rezultat i mosfunksionimit si duhet të një zinxhiri kontrolli që hallkën e vet kryesore ka drejtësinë dhe që funksionon me të dobëtit dhe nuk funksion me të fortit.

Për një avli ky zinxhirë ka funksionuar. Këto kanë marrë dënime, por asnjë biznesmenë, ndërtuesi i madh abuzues ka përfunduar para gjykatës me një akuzë të ngritur nga prokurorët.

Policisë shtetit mund t’i vëmë mbi supe, kritika sa të duam dhe të drejta, por nëse prokuroritë dhe gjykatat në këto vite të transformimit të policisë së shtetit do t’i ishin përgjigjur për të gjitha rastet sot do të kishim rezultatet shumë më domethënëse”- u shpreh Rama

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x