Kryeministri Rama iu përgjigj deklaratave të mëhershme të ish-zv.kryeminsitrit, Arben Ahmetaj, se ai duhet të bëjë kryeministrin, jo gjykatësin.
“Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të kisha bërë gjykatësin”, tha Rama gjatë një komunikimi për gazetarët në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS.
Në intervistën që dha më 23 Shkurt, ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj duke komentuar deklaratën e Ramës për të, se nëse “akuzat janë të vërteta më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot”, Ahmetaj tha se Kryeministri bëri rolin e gjykatësit. Ai u shpreh se “nuk ka nevojë për ndihmë”, teksa Ramës i sugjeroi të bëjë detyrën e Kryeministrit.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025
- SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun e ARRSH dhe katër të tjerë - 03/11/2025