15.5 C
Tirana
16 / 10 / 2025

Rama fton në podcast Ogerta Manastirliun: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një moment nga podcast-i i tij “Flasim”, i cili sipas tij rikthehet ditën e nesërme.

Në promon e publikuar, Rama ka ndarë disa momente me Ogerta Manastirliun, ish-ministren e cila tashmë është kandidatja e PS për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Gjatë dialogut me Manastirliun, Rama i drejtohet duke i thënë “ti do të jesh kreyetarja e re e bashkisë së Tiranës”.

Nga ana tjetër, Manastirliu shfaqet duke treguar disa detaje për jetën e saj, ndërsa në fund lë të kuptohet se një person pranë saj e ka pyetur në lidhje me mënyrën e shpalljes së kandidaturës së saj nga Rama.

“Si ka mundësi që nuk të pyeti”, thotë ajo, duke lënë të kuptohet se i referohet momentit në Asamblenë Kombëtare të PS, ku Rama tha se pas nisjes së procedurave të shkarkimt të kryebashkiakut në detyrë, Manastirliu do të jetë kandidatja e socialistëve për kryeqytetin.

Artikujt më të kërkuar

2
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x