3.5 C
Tirana
24 / 03 / 2026

Rama fton në “podcast” mjekët që e operuan

Kryeministri Edi Rama kësaj here ka ftuar në podcastin e tij ‘Flasim’ stafin mjekësor të QSUT-së, që morën pjesë në operimin e tij për heqjen e apendicitin. Ata janë ndalur edhe në sfidat e sistemit shëndetësor, si edhe ndryshimet që ka pësuar në këto 8 vite gjatë qeverisjes Rama.

Gjatë bisedës me mjekët, një prej tyre, mjeku kirurg Arben Beqiri tha se fakti që kryeministri Edi Rama zgjodhi që të operohej në sistemin publik dhe mbi të gjitha sipas tij fakti që zgjodhi kirurgë që përfaqësonin një forcë tjetër politike është shenjë emancipimi.

Ekipi që operoi kryeministrin Edi Rama ishin  Prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë, Prof. Arben Beqiri, Mjek Kirurg, Dritan Rehovica, Mjek Kirurg, Krenar Lilaj, Shef i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit dhe Saimir Kuçi, Mjek Anestezist.

Pjesë nga biseda:

Rama: Jam këtu së bashku me 5 burra që më hynë në trup, për një person të vetëm, privilegj për pozicionin që kam apo është një praktikë e cila është e ngjashëm edhe për njerëzit e zakonshëm.

Arben Beqiri: Sëmundjet janë të ndryshme për pacientët janë një soj

Rama: Para se të largoheshit erdhët te shtrati dhe më dhatë dorën dhe më thatë ne kemi operuar shumë, magjistratë, zv.kryeministra, figura publike etj., por farkeqësisht deri më sot vetëm në spitale private.

Arben Beqiri: Fakti që ju zgjodhët sistemin pubik, ndër të tjera zgjodhët kirurgë që përfaqëson një forcë tjetër, tregon që në fakt kjo ëhstë një pjesë e emancipimit dhe rritjes së besimit.

Rama: Unë isha shtrir kur prof.Gjata erdhi dhe tha kemi me vete dhje një ish-ministër Shëndetësie, unë thash ca ndodhi.

Arben Gjata: Para disa muajsh takova një mikun tonë amerikan, i cili ka ardhur në Shqipëri që nga ’91 dhe është Mark Johnson, gastroenterologu personal i Bill Clinton dhe George Ë. Bush tha se jam shumë i emocionuar sepse mbaj mend spitalin e vjetër ku gjëmonin edhe minjtë me fshesë edhe kur hyri në sallë tha se nuk e di se çfarë them. Tha Po ta them edhe me zë të ulët se standartet i keni njësoj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x