Libri i autobiografik i Princit Harry, i cili ka trazuar familjen mbretërore u botua më në fund.
Detaje të tjera pritet të dalin mbi sherret e brendshme në familjen mbretërore britanike, deklarata-bombë mbi marrëdhëniet mes anëtarëve të saj si dhe përshkrime të mënyrës sesi u dashurua me të shoqen, aktoren Meghan Markle.
Shumë detaje nga libri i titulluar “Spare”, janë shfaqur tashmë në media, por kureshtarët do të kenë mundësinë të marrin në dorë dhe një kopje të kujtimeve të princit, përfshirë edhe momentet kur mësoi për vdekjen e nënës Princeshë Diana, raportet me babanë mbretin Charles, me të vëllanë Willaim por edhe marrëdhënia me mbretëreshën e ndjerë Elizabeth 2.
Mjaft britanikë u dyndën nëpër dyqane për të blerë “Spare”.
Libri po renditet si një nga best-sellerët e Amazon në Website-t e kompanisë në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada.
Në libraritë e Britanisë libri po shitet për 14 paund, disa librari u hapën që në mesnatë për shitjen e librit të shumëpërfolur i titulluar “Spare”, ose “En La Sombre”, në hije siç e kanë përkthyer spanjollët