8.5 C
Tirana
26 / 12 / 2024

Qytetarë gjermanë padisin qeverinë për nivelin e ndotjes në ajër

Qytetarë gjermanë janë duke paditur qeverinë e tyre se nuk ka ulur nivelin e ndotjes së ajrit në kufijtë e rekomanduar nga shkencëtarët kryesorë të botës.

Padia e mbështetur nga organizata mjedisore ka mbërritur në Gjykatën Administrative Federale nën argumentimin se ligji gjerman shkel të drejtën e tyre themelore, qëkurse lejon nivelet e ndotjes së ajrit që të jenë katër herë më të larta sesa ato të konsideruara si të pranueshme nga OBSH.

“Ndotja e ajrit mund të mos shpallet shpesh se është shkaku zyrtar i vdekjes, por ajo merr jetë dhe shkakton sëmundje aftagjata, përfshirë kancer, probleme të zemrës, goditje kardiake”, citohet një prej paditësve, i sëmurë me astma.

“Tani po padis për të drejtën time të marr frymë dhe ajër të pastër”

Paditësit vijnë nga qytetet me më shumë ndotje, Berlini, Duseldorf, Mynihu dhe Frankfurti.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x