Pensionistët ka dalë sot në protestë para Kryeministrisë, e dyta brenda javës. Ata kërkojnë rritje të pensioneve në kufirin e pagës minimale.
“Pa pension jam unë dhe gruaja. Vij nga Shkodra. Më kanë dënuar siç kanë dënuar priftërinjtë. Origjinal kështu më kanë dënuar dhe mua. Nuk mund t’u biem më qafë fëmijëve. Çfarë t’i kërkoj djalit unë. Ka dy fëmijë, 3 fëmijë. Këta janë kriminelë”, tha një pensionist.
Ndërkohë një ish-minator kërkon që qeveria të rishikojë Statusin e Minatorit.
“Kemi dalë këtu për të drejtat tona. Jam minator i Memaliajt dhe sot marr një pension qesharak. Kërkojmë të drejtat tona për rritjen e pensioneve. I bëjmë thirrje qeverisë të shikojë statutin e minatorëve”, tha ai.
Ata gjithashtu kanë kërkuar edhe miratimin e minimumit jetik.