Qeveria ka miratuar sot zonat prioritare në 4 bashki të tjera të vendit duke e çuar në 40 numrin total të tyre. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervn Demo, deklaroi se ka patur interes të shtuar për paketën e maleve edhe nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
“Vazhduam miratimin e zonave prioritare të bashkive. Janë 4 bashki të tjera shkojmë në numrin 40 të bashkive. Paketa e maleve interes të shtuar në 40 bashki që janë shpallur zona prioritare. Një pjesë do vazhdojë me miratimin në këshillin bashkiak dhe ky proces do të vijojë javë pas jave.
Ajo që konstatojmë është që vetë bashkitë kanë interes të shtuar të banorëve të zonave dhe gjithë shqiptarët që kanë interes të shtuar që kanë lidhje me zona të caktuar në teritor brenda vendit, por jetojnë jashtë Shqipërisë. Do të vazhdojmë me ritme të shpejta”.
- Vetëm 1.2% në protesta, vetëm 18.9% opinion pozitiv për Berishën - 14/06/2026
- “E kapëm në hotel, kishte hyrë në Greqi nga…”, policia greke del me deklaratë zyrtare për arrestimin e Ilir Shtufit - 14/06/2026
- Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën - 14/06/2026