16.5 C
Tirana
16 / 09 / 2024

Qentë e Korabit

Nga Auron Tare

Pamja e lëndinave është mbresëlënëse. Edhe pse thatësira e gjatë ka mbuluar cdo gjë përqark me një vello të verdhë . Diku rreth 2000 m mbi nivelin e detit fillojnë shfaqen tufat e para të bagëtive që nga larg duken si pika të derdhura mbi një pikture gjigande.

Bariu i parë që has duke ruajtur kopetë është një fëmijë trup hedhur. Me faqe të kuqe dhe një shkop të gjatë në dorë. Kur e pyes per stanin tjeter me tregon me dore rrugen e holle. Pastaj i rikthehet veshtrimit ne horizont duke u zhytur ne boten e tij feminore. Ne kete lartesi mund te prekesh nje nga pamjet me fantastike te pejsazhit shqiptar. Majat e maleve, rete e mbledhura si shtellunga, delet e shperndara. Ndërkohë që ti kundron përqark, ja behin qentë që ruajnë tufat. Me një ecje krenare me një fisnikëri që vjen nga jeta e lire ne keto male, te pershendesin me qetesi. Nuk jane fare agresive. Nuk te lehin dhe as te frikesojne. Thjesht te shikojne me kureshtje dhe me me nje tundje koke sikur te japin miratimin se mund te ecesh i qete ne livadhet e tyre. Jeta e lire hapsira e pa fund dhe lartesite I kane bere keta qen te kene nje sjellje ndryshe nga sivëllezërit e tyre që jetojnë poshtë këmbëve të malit. Bukuria dhe në vecanti fisnikëria e sjelljes dhe ecjes së tyre mund te pershkruhet vetem nga pena e Xhek London. Te patrembur, as nga kopete e ujqerve dhe as nga arinjte qe sulmojne kopete e lopeve, urtesia dhe dashamiresia e tyre per udhetarin qe shkelte hapsirat e tyre ishte mbreselenese. Takimi me ta ne keto lartesi, mund te shpjegoje famen e dikurshme qe kishin deri ne Romen e lashte.

Qente e Korabit rrace vendase e mrekullueshme jane nje simbol qe duhen ruajtur dhe kujdesur qe te mos shuhet si shume e shume vlera qe po humbasin në zhurmën e madhe të modernizmit që ka kaplur këtë vënd.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x