Donald Trump është fotografuar i rrethuar nga gra, në disa foto të reja të publikuara si pjesë e dosjes Epstein. Demokratët publikuan 19 imazhe të reja të lidhura me financuesin pedofil, në të cilat shfaqen z. Trump, Andrew Mountbatten-Windsor, Bill Clinton, Woody Allen dhe Steve Bannon.
Presidenti amerikan, i cili ka qenë mik me Epsteinin, shihet me krahët rreth dy grave që mbajnë varëse të stilit hauaian. Z. Trump ka thënë se e kishte ndërprerë miqësinë me Epsteinin, i cili vdiq në vitin 2019 ndërsa ishte në gjyq për trafikim seksual, shumë kohë përpara se ai të dënohej për herë të parë. Nga fotot e reja të publikuara, Presidenti amerikan Donald Trump shfaqet në 3 prej tyre.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Publikohen detajet e reja/ Dosja Epstein, Trump në foto i rrethuar nga gratë - 12/12/2025
- Rikthimi në detyrë i Ballukut/ Manjani: U ndalua një puç kushtetues nga një gjykatës dhe një prokuror kundër Qeverisë - 12/12/2025
- “14 shtator ’98”, Berishën e shpëton parashkrimi! SPAK: Nuk e hetojmë dot se kaluan 27 vite pa asnjë kallëzim - 12/12/2025