Analisti Preç Zogaj deklaroi se nuk ka marr pjesë në festën e organizuar nga Partia Demokratike në kuadër të 34 vjetorit të themelimit të saj.
“Jam distancuar nga ky grupim politik por dhe ata nuk kanë bërë ftesë”.
Duke rikujtuar ngjarjet që bënë historinë e thellimit të pluralizmit, Zogaj tha se,”unë si person që e kam jetuar nga afër këto ngjarje dhe e kam përshkruar me imtësi tek libri im. Besoj se kjo është ngjarje e madhe dhe duhet treguar në mënyre koncizë dhe jo të hallakatesh sepse e humbet rëndësinë e ngjarjeve. Duke iu referuar dhe ditarëve, shënimeve dhe botimeve të kohës si ngjarje ajo është e dokumentuar në atë pjesën e dukshme. ndërsa në pjesën e padukshme akoma mbetet për tu ndriçuar sepse ajo ngjarje ka dhe enigmat e veta.”
- Video/ Zhegrova i jep fitoren Juventusit ndaj Chelseat, shkëlqen me një supergol në Hong Kong - 05/08/2026
- “Mizori të tmerrshme”/ Von der Leyen dënon sulmet vdekjeprurëse në Kiev: Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin e Ukrainës - 05/08/2026
- Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç - 05/08/2026