Fatos Mahmutaj thotë se Sali Berisha nuk do të shkojë kurrë vullnetarisht në SPAK për të dhënë sqarime për krimin shtetëror të 21 janarit, por do të merret me forcë nga autoritetet. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, gazetari që mbeti i plagosur gjatë protestës kur u vranë 4 protestuesit, tha se Berisha është thirrur jo thjesht si një person që ka dijeni, por si person në hetim.
Mahmutaj u shpreh gjithashtu se Berisha e di shumë mirë se Prokuroria e Posaçme do t’i komunikojë akuzën. Sipas Mahmutajt, ai do të dënohet për këtë krim, pasi siç shtoi ai, nuk ka nevojë për asnjë deklarim, duke marrë parasysh që kamerat kanë filmuar gjithçka ka ndodhur atë ditë.
“Berisha e ka bërë institucion dhunën kur ka qeverisur vetë dhe tani mbështetet në gjithçka mbi dhunë. Berisha nuk njeh gjuhë tjetër derisa të tërhiqet zvarrë prej policisë në SPAK. Këtë e ka thënë të hënën, sot e premte, ka 5 ditë që ka thënë që s’i ka shkuar ftesa. Ndërkohë në tre mënyrat që i është dërguar ftesa se ka marrë. Mbrojtja më e mirë për Berishën është sulmi, sulmon se e konsideron mbrojtje. Nuk ka zgjidhje tjetër, funksionon vetëm në këtë formë. Berisha me thënë të drejtën do paraqitet vetëm i shoqëruar nga policia, asnjëherë nuk do të paraqitet vullneratisht. Ai e di çfarë e pret në SPAK, e pret komunikimi i akuzës, nuk do të thirret për deklarime por do të japë deklarime si person nën hetim. Berisha e gatoi 21 janarin, e ka mbi shpatulla dhe nuk do t’i hiqet kurrë njolla e 21 janarit. Jam akoma skeptik se do të bëjë lojërat siç ka bërë me hallakatjet nëpër institucione por Berisha për 21 janarin do të përfundojë i dënuar. Ai do të japë deklarime si i akuzuar dhe jo si person që ka dijeni për ngjarjen. Berisha e ka thënë pa ndalim vrava 4 protestues, i ka pranuar të gjitha këto. Berisha nuk ka më nevojë të japë deklarime rreth rrethanave, ai do të jatë deklarime vetëm s ii akuzuar dhe jo si një njeri që ka dijeni për ngjartjen. “, tha Mahmutaj.
Sipas tij, edhe Basha do të merret i pandehur për këtë çështje. Po ashtu, ai përmendi disa deklarata të Bashës para dhe pas vrasjeve, duke thënë se ai po bën “naivin”. Mahmutaj theksoi se Basha duhet të japë çdo informacion që di në SPAK, si personi më i afërt me Berishën në atë kohë.
“Basha që kur ka pasur çarjet me Berishën e ka kërcënuar me deklarata publike që do paraqitem atje dhe do them ato që di. Basha ka informacione sepse ka ditur për shkak të postit, për shkak të afrimitetit me Berishën, bashkëpunëtori më i afërt dhe njeriu që u pa në të gjitha cepat e kryeministrisë, që nga zyra e Berishës nëpër korridore, lart në tarracë, në të gjitha pikat strategjike të 21 janarit. Një ditë përpara, 20 janar 2011, Basha ndodhej te policia e shtetit për të marrë masat për protestën e lajmëruar. I pyetur nga gazetarët, kam qenë vetë prezent aty, nëse do eskalohej me dhunë ai me plot gojën është shprehur se i kemi marrë masat për të gjitha dhe s’do të mbajmë përgjegjësi për ata që do t’ju bëjmë dhunuesve. Ishte i parapërgatitur. Gati 1 vit më para, Basha dha një intervistë në Zërin e Amerikës dhe u përmend 21 janari.
Gjatë kësaj interviste që dha, u shpreh që në 21 janar në fillim më thanë se janë vrarë policë, më pas protestues. Pra Basha bën lojën e naivit që nuk ka asnjë vlerë tani, ku 1 ditë përpara protestës thoshte kemi marrë masa dhe sdo mbajmë përgjegjësi, ku ndodhej krimi thotë se nuk kisha dijeni dhe thotë se më thanë që janë vrarë policë. Pra del nga një shejtan budalla nga një naiv komplet. Për Berishën do të thosha që bën mirë t’i thotë ato që di. Mund të thërritet përsëri, se prokuroria sipas gjasave edhe Bashën do ta marrë të pandehur, por duke qenë se s’ka pasur shtyllë kurrizore dhe s’ka qenë vendimmarrës të paktën t’i thotë ato që di për të sqaruar më tej hetimin. Deklaratat e tij do e ndihmonin deri diku hetimin, por mendoj se nuk është e nevojshme as të thirret Berisha për të dhënë deklarime sepse mjafton të shihen pamjet filmike të TV gjithçka është e dukshme se nga u qëllua, cili u vra dhe si u vra etj”, përfundoi Mahmutaj.
- INTERVISTA e plotë/ Rama: Veliaj do të jetë kryebashkiak i Tiranës deri në 2027! Nuk kam ende një bir politik të më vrasë - 14/11/2025
- Pse Berisha s’u paraqit për 21 janarin? Ky është shpjegimi i gazetarit të plagosur nga Garda! - 14/11/2025
- Berisha nuk u paraqit për t’u pyetur për 21 Janarin, reagon SPAK: I çuam fletëthirrje te shtëpia, por e kthyen me shënimin… - 14/11/2025