Është ironike, por në këto vitet e fundit, pas çdo arrestimi të zyrtarëve të lartë, mazhoranca ka mbështetur drejtësinë, ndërsa opozita e Sali Berishës, është shfaqur e revoltuar, duke folur gjithmonë për prapaskena.
Ndërkohë që duhej të ndodhte e kundërta.
E njëjta gjë po ndodh edhe me Vangjush Dakon.
Edhe pse kanë vite që kërkojnë arrestimin e tij, ashtu si me çdo zyrtar të lartë, tani që Dako u arrestua, kanë filluar ta marrin në mbrojtje, me pretendimin se ai u bë kurban nga Rama.
Por pse revoltohen këta pas çdo arrestimi, duke deklaruar direkt se kjo është lojë e Ramës?
Është fare e qartë.
Kanë frikë se mos iu vijë radha atyre, duke qenë se i kanë të hapura dosjet në SPAK.
Dhe kur t’ju vijë radha, njësoj si me Dakon, do të dalin e të deklarojnë se pas SPAK qendron Edi Rama dhe ai po hakmerret ndaj tyre.
Ndaj kanë vite që bëjnë prova si të mbrohen, kur t’ju vijë dita.
Nëse do të vijë ndonjëherë ajo ditë, kuptohet!
TemA
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026