Analisti Martin Leka thotë se Partia Socialiste është krejtësisht e re, me figura të reja.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se tashmë, PS është parti e moderuar, që ka synim integrimin e vendit në BE.
“PS tani është krejt e re. Unë mendoj që ndoshta vetëm emri ka mbetur t’i ndryshohet. Është një parti me figura të reja, edhe vetë historinë e PS nuk e njohin mirë. Ajo është parti e Edi Ramës. Shumica e atyre të rinjve nuk e dinë historinë e vërtetë të PS. Ajo parti, është një rilindje që nuk ka ato baza vullnetarizmi që kishte dikur, në luftën e madhe opozitare që zhvillonte PS në vitet ’93-97. Është parti e moderuar tashmë, me Edi Ramën, një lider më shumë i djathtë se i majtë. Integrimi në BE është një fjalë e madhe. Thellë thellë, edhe pse zoti Rama e do, është skeptik të arrihet. Nëse ne jemi në pararojë të negociatave, arsyeja ndër më madhoret, është arsyeja gjeopolitike. Për standardet, ne i kuptojmë se ku jemi”, theksoi ai./abcnews.al
- “Nuk ka dorëzim”! Vijojnë protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat - 30/06/2025
- Reuters/ Ja sesi Trump shantazhoi prokurorët izraelitë që të heqin dorë nga akuzat ndaj Kryeministrit Netanyahu - 30/06/2025
- Deutsche Welle: Po ikin shqiptarët? Shikoni çfarë ndodh me Gjermaninë? - 30/06/2025