Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, gjatë debateve të protestës në Kuvend, u kthye te ngjarjet e 21 Janarit.
Ai iu drejtua deputetëve të opozitës se ajo ngjarje do i përndjekë deri në fund dhe se do të vendoset drejtësia.
“Ora është 11:11. Ka kaluar një orë e 10 minuta dhe ne nuk kemi hyrë në rendin e ditës. Në rendin e ditës janë dy interpelanca nga opozita dhe një seancë pyetjesh nga unë. Nëse ka ndryshuar plani mund të na e honi. Por që kjo seancë të shkojë në një moment haluçinant është e tepërt edhe për ne, por edhe për ata jashtë kësaj salle. Pashë para dy ditësh deputetë që donin të hynin me dhunë në Parlament, me molotovë në dorë, sot ishte hyrja e lirë.
Në 21 janar, në një protestë të nisur paqësore, por që kishte… S’të pëlqeu? Ja se po e rregulloj. Në një protestë që nisi paqësore dhe që mbaroi me katër të vrarë, jo me ujë, por me plumb në lule të ballit. Dhe me 14 të tjerë të plagosur me plumb po prapë në pjesën e trupit dhe jo në pjesën e këmbëve. Dhe që janë sot gjallë. I shpëtoi Zoti lart. Nuk mund të vihet këtu dhe të thuhet që gjuajtët me ujë dhe plumba gome. Në lule të ballit. Që ajo ngjarje do ju përndjekë deri sa Ai lartë t’ju marrë, por që në këtë vend, do bëhet drejtësi një ditë”, tha Braçe.