Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë të ditur pas mbledhjes së qeverisë se sot u vendos që paga e pedagogëve të rritet me 15 për qind. Më konkretisht, shpjegoi ajo, 7 për qind rritja do të jetë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër më pas do të realizohet nga buxheti i vetë Universiteteve.
‘Pagat e pedagogëve do të rriten deri në 15%, 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% e pagës së pedagogëve të rritet nga vetë universiteti me bordet e administrimit. Është një vendim i rëndësishëm pasi rrit performancën e universiteteve. Mbështetja e qeverisë shqiptare nuk është vetëm rritja e pagave por ka shumë aspekte të tjera. Në gjatë viteve të fundit e kemi rritur ndjeshëm mbështetjen për universiteteve.
Kemi dyfishuar me 79 mln lekë për të mbuluar kërkimin shkencor që bëjnë vete pedagogët dhe është pagesë që shkon përtej pagës bazë. Një pjesë ishte për të mbuluar kostot pagat e pedagogëve.
Pedagogët kanë edhe shumë mundësi të tjera për të siguruar të ardhura. Kanë mundësi edhe nga programet e kërkimit shkencor të BE-së. Kërkoj mirëkuptim. Të rrisim përpjekjet tona të përbashkëta që të rrisim perfomancën e universitetit si dhe të rriten fondet që mund të kërkojnë në BE”, u shpreh Kushi.
- Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë - 25/10/2026
- Përpjekjet për mbylljen e luftës në Ukrainë, këshilltari i Putin: Europa duhet të jetë e pranishme në tryezën e negociatave - 25/10/2026
- Rezultatet e para në Serbi/ Lista Studentore pritet të marrë 52%, Vuçiç vetëm 39%, ja në sa mandate do të përkthehen në parlament - 25/10/2026