1.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

Propagandë Anti-Shtet apo hakmarrje personale?

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, ka nisur një aksion nga IKMT dhe këtu po citoj një pjese të Ministrisë së Brendshme: “ndërhyrja e sotme për rikthimin e rreth 4 mijë metrave katrorë rërë e det të kthyera në beton, përpara një resorti ku një pjesë e zhvillimeve edhe në brendësi të zonës së pishave janë ndërtime të paligjshme për qëllime fitimi, është trajtuar nga mediat e zotit Irfan Hysenbelliu si sulm ndaj linjës editoriale të tyre”. për prishjen e një pjese të një hoteli në qytetin bregdetar të Durrësit.

Sot Shqipëria u zgjua me tituj nga më të ndryshmit, duke I vënë kryefjalën “goditjes së medias” në Shqipëri, prishjen e “kolonës kryesore të demokracisë”, duke përdorur shtetas të huaj dhe duke I dhënë zë pasaportës që ata zotërojnë. Nuk besoj se ka ndonjë motiv të “fshehtë” përveçse një përpjekje dashakeqe për të përfshirë Ambasadat, mediat e huaja, opozitën dhe opinionin publik në një përpjekje për të “legalizuar” paligjshmërine.

Kjo zallamahi e krijuar luftohet me dokumenta, shkresa, firma, procedura dhe jo me foto nga pronari I vëndit në fjalë me pushtetarët duke drekuar dhe duke përgatitur terrenin për të ardhmen e afërt. A e dini se gjatë gjithë sezonit veror por jo vetëm, resorti në fjale dhe bizneset e tjera të cilat zotërojnë të njejtin emër të brendit “Prestige” kanë funksionuar me evente dhe festa edhe pas orarit të lejuar nga ora policore? Keni dëgjuar ndonjë lajm, kronikë, editorial, opinion, ankesë, denoncim, protestë, demonstratë?

Pyes për opozitarët e “hekurt” që po i bëjne ballë këtij sulmi shtetëror!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x