Endrit Shabani u zgjodh në rolin e Avokatit të Popullit në seancën plenare të së enjtes me 85 vota pro dhe 3 kundër.
Endrit Shabani nuk është një emër i panjohur për publikun. Prej vitesh ai ka qenë aktivist i shoqërisë civile, drejtues i Parlamentit Rinor, kryetar i ‘Nismës Thurje’ dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë.
Përtej profilit politik, Z. Shabani është jurist me një karrierë të pasur akademike të fokusuar në të drejtën publike dhe të drejtat e njeriut.
Ai ka kryer studimet Master dhe ka mbrojtur gradën shkencore ‘Doktor i Shkencave’ (PhD) në Universitetin e Oksfordit.
Prej 15 vitesh, Shabani punon si pedagog i së drejtës në universitete në Shqipëri, Francë dhe Britaninë e Madhe. Gjithashtu, ai ka shërbyer si konsulent për organizata të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë Transparency International, Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Evropës
- “Nëse preferoni mund të…”/ Ç’ndodhi gjatë bisedimeve në Gjenevë mes ministrit Iranian, Kushner dhe Witkoff - 03/03/2026
- Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për… - 03/03/2026
- “Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin… - 03/03/2026