Kryeministri Edi Rama zbuloi për herë të parë që Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar.
Sipas Ramës Osmani nuk ka lejuar që të dhunohet institucioni i Presidencës, ku hetuesit do të kërkonin ato që ata pretendojnë se janë krime kundër njerëzimit, lidhur me procesin që vijon ndaj ish-krerëve të UÇK.
“Nuk është sekret shtetëror për mua që edhe Presidentja e Kosovës është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurororët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të Kosovës, se me demek edhe aty do kërkonin provat e ‘krimeve kundër njerëzimit’, që do ta vendoste Kosovën në sytë e botës, si një shtet ku deri në zyrën e Presidentes gjenden prova për ‘krime kundër njerëzimit’.
Kërcënimi i Presidentes ka zgjatur dy vjet, por për nderin e saj dhe për nderin e Kosovës ajo e ka ndaluar një gjë të tillë“, tha Rama në fjalën e mbajtur në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala, akademik e ish-ambasador i Kosovës.
Lidhur me Gjykatën Speciale, kryeministri Rama theksoi që nuk bëhet fjalë vetëm idiotë, por për instrumenta të një gjykate që “është edhe më politike se sa gjykatat e Serbisë në raport me Kosovën”.
- “Më mbështesni ose jap dorëheqjen”- Pas rezultateve të dobëta që tronditën CDU-në, kancelari Merz ultimatum drejtuesve të partisë! - 15/09/2026
- “Puna e SPAK, efektive”- Mesazhe të forta nga zyrtari i DASH, Lawton: Po punojmë me Shqipërinë për të goditur organizatat kriminale transnacionale - 15/09/2026
- Rama publikon fotot nga ceremonia e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Napoli, zbulon dhuratën e veçantë që mori - 15/09/2026