“Mundësia” është partia më e re në Shqipëri e cila do të shpallet zyrtarisht ditën e shtunë nga Agron Shehaj.
Për të folur për rrugëtimin e tij politik si dhe për platformën ideologjike ku do të mbështetet “Mundësia” e Agron Shehaj, është sot i pranishëm ne emisionin “3D nga Alban Dudushi”, në RTSH1.
Agron Shehaj u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka bërë të pamundur rotacionin politik në vend. Sikurse tha ai, këto janë pasojat 12-vjeçare të qeverisjes që ka ndërtuar Rama dhe modelit të tij.
“Pasoja më e rëndë e asaj që ka bërë Rama është që ka mohuar shqiptarëve mundësinë për të zgjedhur një qeveri të re.
Kryeministri Rama, theksoi ai, po pamundëson rotacionin politik shqiptarëve.
I pyetur nga Alban Dudushi në emisionin “3D” për arsyet e krijimit të një partie të re në Shqipëri, Agron Shehaj, tha se, “sot qytetarët po vuajnë pasojat e kapjes së ekonomisë nga korrupsioni. Problemi sot është ekonomia. Njerëzit janë të pa kënaqur dhe kërkojnë mundësi të reja”.
Sipas tij, sot ka një elektorat të djathtë që nuk ka më besim të opozita politike.
“Jemi në një krizë besimi dhe kjo ndodh sepse mesa duket nuk i ka dëgjuar votuesit e saj”.
- 85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë - 09/10/2026
- Tensione në Kuvend gjatë votimit për reformën territoriale, Bardhi hedh ujë dhe sende të forta drejt deputetëve të PS dhe Ramës - 09/10/2026
- “Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit”/ Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë - 08/10/2026