6.5 C
Tirana
22 / 01 / 2026

Pretendimet për pezullimin e dialogut, DASH, tjetër ‘shuplakë’ Albin Kurtit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka rikonfirmuar pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke ritheksuar shqetësimet e Uashingtonit lidhur me veprimet e qeverisë kujdestare në Prishtinë.

Në një deklaratë për median Nacionale, zëdhënësi i DASH-it thekson se qëndrimi i SHBA-ve i është përcjellë në mënyrë të qartë Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Ne ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejt Kryeministrit dhe e kemi bërë qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara plotësisht të qartë. Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë,” – deklaroi zëdhënësi i DASH-it.

SHBA-të theksojnë se kërkojnë bashkëpunim të ngushtë me institucionet në Kosovë, por sipas deklaratës, ky bashkëpunim duhet të bazohet në shmangien e veprimeve që rrezikojnë stabilitetin në rajon.

“Ne duam të ecim përpara me qeverinë kujdestare, por na duhet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës,” – shton më tej deklarata.

Sipas DASH-it, vlerësimet për veprimet e qeverisë në Prishtinë do të vazhdojnë, ndërsa aktualisht nuk ka zhvillime të reja për të njoftuar në këtë drejtim.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x