Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj do të zhvillojë ditën e mërkurë, më 5 tetor 2022, një vizitë pune në qytetin e Shkodrës.
Kreu i Shtetit do të mirëpritet nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, z. Bardh Spahia, si dhe do të zhvillojë takime me Prefekten e Qarkut të Shkodrës, znj. Majlinda Angoni, drejtues të Këshillit të Qarkut dhe Këshillit Bashkiak.
Presidenti Begaj do të vlerësojë me Dekoratën “Nderi i Kombit” Gjimnazin “28 Nëntori”, Shkodër, me rastin e 100-vjetorit të krijimit të tij.
Në qytetin e Shkodrës, Kreu i Shtetit do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e komuniteteve fetare, si në Myftininë e Shkodrës dhe në Kishën e Madhe, si dhe do të vizitojë Kishën Ortodokse. Në përfundim të vizitës së tij, Presidenti Begaj do të vizitojë Muzeun Fotografik “Marubi”. Presidenti i Republikës do të shoqërohet nga Zonja e Parë, Armanda Begaj gjatë kësaj vizite në qytetin e Shkodrës.
- Vetëm 1.2% në protesta, vetëm 18.9% opinion pozitiv për Berishën - 14/06/2026
- “E kapëm në hotel, kishte hyrë në Greqi nga…”, policia greke del me deklaratë zyrtare për arrestimin e Ilir Shtufit - 14/06/2026
- Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën - 14/06/2026