18.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Presidenti Begaj vizitë në Finiq, të mërkurën takime në jug të vendit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të nisë një tur takimesh në jug të vendit.

Presidenca njofton se kreu i shtetit do të zhvillojë nesër vizita në Delvinë, Finiq dhe Sarandë, për t’u takuar me përfaqësuesit e pushtetit vendor, komunitetin e biznesit dhe turizmit.

Në ndalesën në bashkinë minoritare të Finiqit, presidenti Begaj do të takohet me kryetarin Kristo Kiço, me përfaqësues e intelektualë të minoritetit grek, si dhe do të vizitojë edhe Parkun Arkeologjik të Finiqit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x