Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në një ceremoni zyrtare Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Bregut të Fildishtë, me rezidencë në Romë, Znj. Nogozene Bakayoko, e cila i paraqiti Letrat Kredenciale.
Begaj i uroi Ambasadores Bakayoko suksese në përmbushjen e misionit të saj diplomatik, duke shprehur bindjen se mandati i saj do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Bregut të Fildishtë.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe theksoi se ekziston potencial për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, veçanërisht në ekonomi, tregti, bujqësi dhe në kuadër të organizatave shumëpalëshe. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e plotësimit të kuadrit ligjor dypalësh për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi. Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Bregu i Fildishtë.
- Jepet Nobeli në Kimi, fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera - 07/10/2026
- Përplasja për Aeroportin e Vlorës, reagon Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal! - 07/10/2026
- Italia në zi, ndahet nga jeta gazetarja dhe ish-eurodeputetja Barbara Spinelli, vajza e një prej themeluesve të Bashkimit Europian - 07/10/2026