Presidenti i Republikës SH.T.Z Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.
Kreu i Shtetit u prit nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Alastair King-Smith dhe më pas la një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës.
Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj tha se “ishte thellësisht trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të monarkes më jetëgjatë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonwealth-it, Mbretëreshës Elizabeth II”.
“Ju dërgoj ju, Familjes Mbretërore dhe të gjithë popullit tuaj ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe të Mbretëreshës suaj të dashur. Ajo ia kushtoi jetën shërbimit ndaj kombit dhe popullit. Kujtimi i saj do të jetë i paharruar!”, theksohet në mesazhin e Presidentit Begaj.
- Pse u përjashtua Spiropali? Klosi: Vendimi ka të bëjë me fokusimin e partisë në dy momente shumë të rëndësishme! Iu dha mundësia… - 24/11/2026
- “Mazhoranca po vendos shtetin mbi pushtetin”- Frrok Çupi: Spiropali ka marrë gjithçka dhe ka dhënë zero! - 24/11/2026
- “Asnjë sulm nga territori shqiptar drejt Rusisë”- Ministri i Mbrojtjes sqaron ngjarjen, Nufi: Është shtuar fushata e dezinformimit! - 24/11/2026