Ndërsa Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Polonisë mban mbledhjen e tij urgjente, aleatët lindorë të NATO-s shprehin mbështetje për Poloninë.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock shkruan në Twitter: “Ne po monitorojmë situatën nga afër dhe jemi në kontakt me miqtë tanë polakë dhe aleatët e NATO-s.”
Kryeministri holandez Mark Rutte shkruan në Twitternjë mesazh të ngjashëm, duke thënë se “është e rëndësishme tani të përcaktohet se çfarë ka ndodhur saktësisht”.
Presidenti francez Emmanuel Macron thotë gjithashtu se është në kontakt me Poloninë dhe parashikon bisedime në G20 nesër për incidentin.