10.5 C
Tirana
27 / 03 / 2026

Pogradec, investime në fshatin Rrodokal/ Kryebashkiaku Ilir Xhakolli inspekton punimet që po kryhen

Kryetari i Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli ka inspektuar punimet e investimeve që po zbatohen në Rrodokalin e Poshtëm dhe të Sipërm të Njësisë Administrative Proptisht.

Në këto fshatra bashkia po çon drejt përfundimit investimin për asfaltimin e rrugëve të brendshme, pas përfundimit të shtrimit të rrjetit të ri për furnizim me ujë të pijshëm dhe vendosjes së ndriçimit rrugor.

Ndërhyrja që po kryhet aty është përqëndruar në asfaltimin e rrugëve për të dyja fshatrat, sistemimin e ujrave të shiut, si dhe shtrimin dhe sistemimin e shesheve kryesore.

Kryebashkiaku Xhakolli njoftoi banorët se një tjetër investim do të nisë së shpejti pasi është mbyllur gara e prokurimit për nisjen e punimeve të lotit të parë Proptisht-Bishnicë, ku është parashikuar të shtrohet rruga nga Proptishti deri në Slabinjë.

Fshati Rrodokal me investimet që ka përfituar tashmë ofron infrastrukturë të brendshme më të mirë, furnizim me ujë dhe ndriçim rrugor.

Të dy fshatrat kanë një numër të lartë banorësh dhe me këto investime jo vetëm përmirësohet jetesa e tyre, por ndalet edhe largimi i banorëve nga fshatrat. Ndërkohë që tashmë investimi i radhës mbetet rehabitimi i rrugës kryesore që lidh  fshatrat me pjesën e daljes drejt Prrenjasit dhe Qafë-Thanës.

Artikujt më të kërkuar

6
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x