7.5 C
Tirana
08 / 04 / 2026

“Po na torturoni, turp t’ju vijë”, dalin pamjet e përplasjes së demokratëve me ‘grupin’ e Bardhit: Kemi bërë burg për ju

Pamjet më poshtë tregojnë sherrin mes demokratëve pasi një grup deputetësh braktisën mbledhjen e Kryesisë ku do të diskutonin për kryetarin e ri të PD-së.

Në videon e siguruar dëgjohet teksa demokratët debatojnë, ndërsa bëhet fjalë për mbështetës të Bashës, që janë kundër deputetëve që u shprehën kundër zgjedhjeve për kryetar më 29 korrik.

“Po na torturoni. T’ju vijë turp për këtë gjë. Turp t’ju vijë. Po talleni me ne. Burgun e kam ngrënë unë, ju keni ndenjur brenda (në zyrë)”, dëgjohet nga sherri mes demokratëve në orët e vona të natës, ku nuk munguan as kërcënimet.

Në pamje duket deputeti i Korçës, Bledion Nallbati që kryqëzohet nga demokratët të cilët prisnin në dyert e selisë së re të PD.

Kujtojmë se Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati dhe Dhurata Çupi janë deputetët që u larguan nga mbledhja.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x